“Ariu më i vetmuar në botë” tashmë i lirë të takojë arushë të tjerë (Fotot)

16 Dhjetor, 2020 - 9:27 pm

Ai që njihet si “ariu më i vetmuar në botë” pasi ka jetuar gjithë jetën e tij në kafaz, është tashmë i lirë të dalë dhe të takohet me arushë të tjerë, pasi është shpëtuar nga cirku ku duhet të performonte.

Jambolina, 11 vjeçare, u shpëtua nga organizata e të drejtave të kafshëve ‘Four Paws’ pasi mbahej në një garazh të vogël në Ukrainë. Ajo është mbajtur e mbyllur dhe ka performuar në cirk gjatë gjithë jetës së saj, teksa shpëtimi duket se i erdhi pas mbylljes së shfaqjeve të cirkut prej pandemisë së Covid-19.

Ajo ka tashmë shanset të takohet me kafshë të tjera që jetojnë pranë shtëpisë së saj të re, rezervati i arinjve të shpëtuar të organizatës.

Katharina Braun, e grupit Four Paws International, tha: “Arusha mbahej në një kafaz të vogël që kur ishte këlysh. Nuk ka qenë kurrë me arushë të tjerë”.

Ajo u mor javës që shkoi nga shtëpia e vjetër për të kryer udhëtimin kater ditor prej 1,500 miljesh drejt rezervatit të arinjve ‘Arosa Bear Land’ në Zvicër.

Qendra e kafshëve ‘Four Paws’ në Ukrainë ishte në kapacitetin maksimal prej 22 arushësh, kështu që Jambolina duhet të vendosej tjetërkund. kreu i degës së Four Paws në Ukrainë, Taras Boiko, tha se shpëtimi i saj ishte një udhëtim kompleks që kalonte mes Polonisë, Gjermanisë e Austrisë, në kohë kufizimesh udhëtimi prej koronavirusit./ KultPlus.com

Të ngjajshme