Artistët në shesh dhe njerëzit në ballkone, mbahen koncerte në lagjet e Durrësit (VIDEO)

4 Prill, 2020 - 11:45 am

Artistët në shesh dhe njerëzit në ballkone e dritare. Kjo është forma më e re e koncerteve në Durrës, në kuadër të ditëve të vështira të krijuara nga lufta ndaj COVID-19.

Distancimi social është vlerësuar si një nga rrugët për të mënjanuar përhapjen e koronavirusit të ri, duke ulur kurbën e infeksionit dhe duke ndihmuar kështu sistemin shëndetësor për të përballuar fluksin e të infektuarve që kanë nevojë për shtrim në spital.

Bashkia e Durrësit, në kuadër të këtyre masave ka organizuar një koncert të thjeshtë në lagjet e Durrësit.

“Artistët në shesh  dhe njerëzit në ballkone e dritare, ky është koncerti më i thjeshtë dhe më njerëzor në këto ditë të vështira të COVID-19”,- tha Zhuljen Varfaj, kryetari në detyrë i  bashkisë Durrës.

“Faleminderit  artistëve durrsakë të cilët ofruan këngë dhe humor duke thyer rutinën e pasditeve të izolimit në shtëpitë  e lagjes 16 në Durrës. Nesër në një lagje tjetër, me të tjera surpriza! Ju rrini në shtëpi, artistët vijnë te ju!”,- u shpreh Varfaj./atsh/ KultPlus.com

Të fundit

Të ngjajshme