ASA dhe bashkia Tiranë, program bashkëpunim për trashëgiminë kulturore

15 Dhjetor, 2022 - 1:01 pm

“Historiku i disa prej ndërtimeve më përfaqësuese të Tiranës gjatë shek.XX” është ligjërata që dr. Melsi Labi mbajti për maturantët e liceut “Jordan Misja”, në mjediset e Akademisë së Studimeve Albanologjike.

Tema prekte disa pika kyçe mbi historinë, arkitekturën dhe funksionin që këto objekte kanë pasur gjatë shekullit që lamë pas. Nëpërmjet interaktivitetit teknologjik, materialeve arkivore fotografike e filmike, u ofrua një informacion i bollshëm shkencor për këtë aspekt të qytetit të Tiranës.

Ky ishte takimi i fundit për këtë vit, që finalizon bashkëpunimin 1-vjeçar mes ASA-s dhe bashkisë së Tiranës për zbatimin e një programi edukimi në fushën e trashëgimisë kulturore të Tiranës dhe rrethinave të saj.

Me dhjetëra nxënës të gjimnazeve të qytetit kanë marrë pjesë në 12 seanca nën drejtimin e studiuesve dhe ekspertëve të trashëgimisë kulturore materiale dhe jomateriale në rrethit të Tiranës dhe pas çdo takimi kanë vizituar Muzeun Arkeologjik nën udhëheqjen e cicerones.

Duke parë dobinë dhe efektin e një programi të tillë edukimi, bazuar në opinionet e nxënësve dhe mësuesve, mendohet që palët, ASA dhe Bashkia e Tiranës, ta rinovojnë marrëveshjen për vitin 2023.

Të ngjajshme