Austria do dyfishojë fondet për shëndetin mendor në shkolla pas tragjedisë në Graz

30 Qershor, 2025 - 10:57 am

Pas ngjarjes tragjike të të shtënave në shkollën e Grazit, qeveria austriake ka njoftuar masa të reja për përforcimin e mbështetjes së shëndetit mendor në sistemin arsimor.

Sipas raportimeve të mediave lokale, Ministri i Arsimit Christoph Wiederkehr (NEOS) deklaroi se do të rriten ndjeshëm resurset për psikologët shkollorë dhe punëtorët e shëndetit mendor, shkruan The Local, transmeton albinfo.

Planet parashikojnë rritjen e numrit të psikologëve në shkolla nga 190 në 390 deri në fund të vitit 2027, ndërsa financimi për punëtoritë e shëndetit mendor do të dyfishohet, duke arritur në 4 milionë euro në vit.

Nga viti 2026, në të gjithë Austrinë do të futen punëtorë të rinj për mbështetje psikosociale, do të ofrohet trajnimi i zgjeruar për të rinjtë dhe do të forcohet ndërhyrja e hershme për nxënësit që rrezikojnë të braktisin shkollën./ KultPlus.com

Të ngjajshme