Bad News Eagles prekin gjysmëfinalen e turneut “Elisa Invitational Spring”

30 Qershor, 2022 - 5:30 pm

Bad News Eagles ka shënuar fitore të madhe në çerekfinale të turneut “Elisa Invitational Spring 2022” në CS:GO.

Ekipi kosovar triumfoi 2:1 në map-a ndaj ekipit nga Suedia, Finest.

Djemt kosovarë e nisën dobët, duke u mposhtur në Vertigo 16:13, por më pas bënë një rikthim fantastik.

Ata e barazuan fillimisht 1:1, pasi triumfuan 16:11 në Mirage, kurse në Inferno u treguan të pamëshirshëm, duke fituar 16:5.

Kështu, ata tani kalojnë në gjysmëfinalë të kësaj gare, kurse do të përballen me fituesin e duelit mes Complexity dhe Sinners.

Kujtojmë se fituesi i këtij turneu shpërblehet me 25 mijë euro, ndërsa me fitoren sot, Bad News Eagles i kanë të siguruara 3 mijë euro.

Vlen të përmendet që dje, ekipi kosovar rrëmbeu vendin e tretë në Republeague, duke i fituar mbi 15 mijë euro. /Express/ KultPlus.com

Të ngjajshme