займ на карту онлайн потребительский кредит

“Baladë mbi dashurinë”, me tekst të Musa Ramadanit, kënga që fitoi Çmimin e parë në Akordet e Kosovës (VIDEO)

23 Korrik, 2020 - 10:30 pm

Shkrimtari i shquar Musa Ramadani iku në amshim, duke lënë pas vetes një krijimtari të pasur artistike, shkruan KultPlus.

Poet, romancier, gazetar, publicist, eseist, e tekst shkrues me perceptime moderne.

Përveçse si shkrimtar, Musa Ramadani ishte i suksesshëm edhe në fushën e muzikës, ku kontribuoi me shkrime të teksteve të këngëve.

Sonte po e sjellim njërën nga tekstet që ai shkroi. Bëhet fjalë për këngën “Baladë mbi dashurinë”, të cilën e interpreton bukur këngëtari Besnik Krajku.

Ky tekst i fuqishëm i flet dashurisë, duke e ngritur atë në piedestal.

Krajku pati sukses me këtë këngë duke fituar Çmimin e parë në Akordet e Kosovës në vitin 1978.

Në mbledhjen përkujtimore që u mbajt në Teatrin Kombëtar të Kosovës për nder të Musa Ramadanit, u lëshua në fund videoja ku shihet vet autori teksa i këndon vargjet e tij të cilën po e sjellim më poshtë. /KultPlus.com

Të ngjajshme