Baleti Kombëtar i Kosovës u nderua me Çmimin e Ekselencës në Arte në Uashington DC

20 Qershor, 2021 - 8:54 pm

Baleti Kombëtar i Kosovës është nderuar me çmimin e rëndësishëm të Ekselencës në Arte në Uashington DC, shkruan KultPlus.

Lajmin e bëri të ditur faqja zyrtare e Baletit të Kosovës, ku dhanë lajmin se tashmë Baleti Kombëtar i Kosovës është nderuar me çmimin e rëndësishëm.

Në postimin e bërë u tha se ky çmim është në përkujtim të Ditës Botërore të Diversitetit Kulturor për Dialog dhe Zhvillim.

“Me kërkesë të z. Charles E. Schumer, Senatorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ky flamur u valëvit për nder të Kreshnik Musolli, Baleti Kombëtar i Kosovës për nder të arritjes së jashtëzakonshme me Çmimin Ekselencë në Arte në përkujtim të Ditës Botërore të Diversitetit Kulturor për Dialog dhe Zhvillim. Faleminderit për fuqizimin e marrëdhënieve SHBA-Kosovë, prezantimin kulturor dhe për përsosmërinë tuaj artistike.”28 Maj 2021, Washington DC”, thuhet në postim./ KultPlus.com

Të ngjajshme