Bashkëbisedim dhe diskutim mbi tekstin “Transformimi i heshtjes në gjuhë dhe veprim” në Galerinë Kombëtare

24 Prill, 2024 - 4:15 pm

Galeria Kombëtare e Kosovës do të mbajë lexim dhe bisedë të përbashkët me Radical Sense të premten, duke filluar nga ora 18:00.

Bashkë do të lexohet dhe diskutohet mbi tekstin “Transformimi i heshtjes në gjuhë dhe veprim” nga Audre Lorde (1977).

Në këtë ese, përmes përvojës së saj personale me sëmundjen dhe mbijetesën, Lorde flet mbi forcën e gjuhës për të ndryshuar jetët tona. Ky lexim dhe diskutim do të ndodhë në bashkëbisedim me punën e Silvi Naçit “Untitled (hands)” (2019), pjesë e ekspozitës aktuale në GKA “Ngjarja e një fijeje.

Narrativat globale në tekstil”. “Untitled (hands)”, eksploron marrëdhënien mes dhunës dhe përkujdesit brenda aktit dhe performancës së trupit, duarve dhe gjuhës si hapësira lirie, dhe ripërvësimin/queerizimin e gjuhës së fotografisë.

Teksti i Lorde është përkthyer në shqip nga Doruntina Vinca, pjesë e botimit Radical Sense, Vëllimi 2 (2023) me tekste feministe në gjuhën shqipe./KultPlus.com

Të ngjajshme