BE miraton përdorimin e karikuesve universalë

24 Tetor, 2022 - 2:43 pm

Telefonat celularë dhe pajisjet e tjera elektronike në Bashkimin Evropian do të duhet të kenë pajisje të standardizuara karikimi nga viti 2024, sipas legjislacionit të miratuar sot nga blloku.

“Nuk do të jetë më e nevojshme të blini një karikues të ndryshëm, sa herë që blini një telefon të ri celular ose pajisje të ngjashme”, thuhet në një deklaratë të Këshillit Evropian, që përfaqëson 27 vendet anëtare të BE-së.

Miratimi përfundimtar nga ministrat e Mjedisit të BE-së konfirmon një votim të fundit në Parlamentin Evropian në favor të përdorimit të një karikuesi universal, i cili konsiderohet një formalitet.

Sipas marrëveshjes, USB-C do të bëhet pajisja standarde e karikimit në BE. Ndër pajisjet e tjera elektronike të përfshira në marrëveshje janë tabletët, lexuesit elektronikë, kamerat dixhitale, kufjet dhe altoparlantët portativë.

Rregullorja gjithashtu lejon konsumatorët të blejnë pajisje dhe pajisje karikimi veçmas, nga njëra-tjetra.

Ministri çek i Industrisë, Jozef Síkela tha se një karikues që përshtatet me shumë pajisje do të kursente para dhe kohë, dhe gjithashtu na ndihmon të reduktojmë mbetjet elektronike.

Marrëveshja u arrit pavarësisht rezistencës së industrisë. “Apple” në veçanti, ka kritikuar rregulloret si një masë penguese të inovacionit.

Komisioni Evropian ka vlerësuar se karikuesit e deponuar gjenerojnë 11 000 tonë mbeturina elektronike çdo vit. / KultPlus.com

Të ngjajshme