Bebe Rexha dhe shumë yje tjera bëjnë thirrje kundër vrasjeve në Amerikë

5 Gusht, 2019 - 2:30 pm

Sulmet e armatosura në El Paso të Teksasit dhe Dayton të Ohios që ndodhën në fundjavë e ku mbetën 29 të vrarë e shumë të tjerë të lënduar, kanë nxitur reagimin edhe të yjeve të showbizit.

Ndër to ishte edhe këngëtarja shqiptare në Amerikë, Bebe Rexha, dëshiron të bëhet më shumë se veç ndarje e dhimbjes me të tjerët.
Ajo ka dashur t’u ofrojë të gjithëve informata se si mund të ndërmarrin masa duke thirrur autoritetet, shkruan “popcrush”.

Po ashtu, bashkë me yjet tjera, Rexha ka nisur postimin me “@Everytown”, që është “lëvizje e amerikanëve që punojnë bashkë për t’i dhënë fund dhunës me armë dhe për të krijuar komunitete më të sigurta”, që nisi më 2011.

Reperja Cardi B ka kërkuar nga autoritetet ndërmarrjen e masave më të mira ndaj sulmeve të tilla.

Khalid, Reese Witherspoon, Chris Evans, Alyssa Milano e shumë yje të tjera po ashtu reaguan kundër sulmeve të tilla në rrjete sociale. /KultPlus.com



Të fundit

Të ngjajshme