6 Maj, 2025 - 2:51 pm
Bebe Rexha ka marrë pjesë për herë të parë në Met Gala, duke tërhequr vëmendje me një paraqitje të veçantë në tapetin e kuq. Këngëtarja shqiptare u shfaq me një fustan të zi të dizajnuar nga Christian Siriano, i cili kombinonte një xhaketë elegante dhe një fund të gjatë prej tyli.
Pamja u plotësua me doreza rrjetë dhe një model flokësh klasik, ndërsa Rexha tha se dizajneri “gjithmonë e bën të duket mirë”. Ajo ndoqi me finesë temën e këtij viti “Superfine: Tailoring Black Style”, që nderon ndikimin e stilit “dandy” në modë.
Met Gala 2025 u mbajt në Muzeun Metropolitan të Artit në Nju Jork dhe u bashkëkryesua nga emra të njohur si Colman Domingo, A$AP Rocky, Lewis Hamilton, Pharrell Williams dhe Anna Wintour, me LeBron James si kryetar nderi.
Debutimi i Bebe Rexhës u prit mirë nga publiku, duke shënuar një moment të veçantë në rrugëtimin e saj në botën e modës./KultPlus.com