Beetroot Academy Kosovo ofron 50% zbritje për kurse në IT

28 Maj, 2020 - 2:11 pm

Beetroot Academy Kosovo ofron 50% zbritje për kurse në IT

Kompania Kutia, për 7 vjetorin e themelimit të saj, po sjell në Kosovë akademinë e njohur suedeze, Beetroot Academy. Pas sukseseve të vazhdueshme në ofrimin e shërbimeve të zhvillimit softuerik si dhe bashkëpunimit me kompani të ndryshme jashtë vendit, Kutia ka vendosur që kërkesës së vazhdueshme për zhvillues të rinj në treg, t’i kontribuojë me ofrimin e ekspertizës së jashtme për të zhvilluar dhe rritur ekspertizën e brendshme në fushën e teknologjisë informative.

Beetroot Academy, është akademi lidere e fushës së IT-së që e ka zhvilluar industrinë e outsourcing në Suedi dhe Ukrainë, duke vendosur kështu standarde të reja të industrisë dhe duke aftësuar dhe krijuar profesionistë  në fushën e IT-së.

Akademia Beetroot vjen në Prishtinë me mision të caktuar; rritjen e industrisë profesionale të teknologjisë informative; rritjen e aftësive konkurruese; rritjen e mundësisë së punësimit në këtë fushë, si në kompani lokale, ashtu edhe në ato ndërkombëtare. Ajo që e bën më të veçantë Beetroot Academy-dega në Kosovë, është fakti se kurrikula e programeve mësimore, mënyra e mësimit dhe platforma mësimore është plotësisht e trashëguar nga Beetroot Academy që tanimë ka dëshmuar sukses të madh në Suedi dhe në Ukrainë.

Duke ditur rrethanat në të cilat po kalojmë Beetroot Academy kurse e saj po i ofron me zbritje 50% për regjistrimet deri më 31 maj, 2020.

Vetëm edhe pak vende të lira kanë mbetur për kurset:

Front-end Development

Kohëzgjatja: 135 orë/ 4 muaj

Çmimi: €345

Advanced JavaScript

Kohëzgjatja: 72 orë/ 2 muaj

Çmimi: €330

NodeJS
Kohëzgjatja: 64 orë/ 2 muaj

Çmimi: €330


Project Management in IT
Kohëzgjatja: 61 orë/ 4 muaj

Çmimi: €345

English for IT

Kohëzgjatja: 102 orë/ 4 muaj

Çmimi: €150

Klikoni KËTU për të mësuar më shumë rreth kurseve dhe trajnerëve ose vizitoni faqen tonë në Facebook./KultPlus.com

Të ngjajshme