займ на карту онлайн потребительский кредит

Benardina Qerraxhia, monument i sportit dhe i kulturës shqiptare

5 Dhjetor, 2020 - 7:59 pm

Benardina Qerraxhia është një kapitull i artë i sportit dhe kulturës shqiptare.

Ajo u lind në Shkodër, më 24 janar të vitit 1919.

Zysh Beni, siç u popullarizua emri i saj, ishte fëmija i tetë, i prindërve Gjergjush dhe Roza Qerraxhia.

Shpejt e la qytetin e lindjes, Shkodrën, për t’u vendosur në Kavajë.

Shkolla bujqësore shqiptaro-amerikane e Golemit, ishte shumë e njohur dhe Beni mësoi aty. Fare e njomë, përvetësoi njëherazi dy gjuhë të huaja: anglisht dhe italisht. E folura anglisht e zysh Benit, në versionin amerikan ishte e përsosur dhe shumë dalluese nga anglisht-folësit e tjerë. Nga shkolla shqiptaro-amerikane e Kavajës, në të mesmen e njohur “Nëna Mbretëreshë”, në Tiranë.

Disiplina, edukata, kultura e gjerë, komunikimi njerëzor në raport me shoqërinë, krijuan profilin e një intelektualeje ekselencë, gjë që do ta ndihmonte në krijimin e një profili të një gruaje të pakonkurrueshme.

Në mbarim të sudimeve, shqiptarja Benardina Qerraxhia do të klasifikohej me notën maksimale, 30, në metodën e mësimdhënies.

Dashuria për atdheun, tradita patriotike e familjes së saj, me një mbiemër shumë të njohur në Shkodër, Qerraxhia, e detyruan të rikthehej në Durrës. Dhe kjo gjë për kohën, duhej të konsiderohej si një fat i rënë nga qielli, pasi kuadër të këtij rangu nuk kishte Shqipëria, e jo më Durrësi. Punoi si mësuese në shkollën qytetëse dhe në të vetmin gjimnaz të Durrësit, “16 Shtatori”. Anglishtes së përsosur, iu shtua edhe një italishte po e tillë, një frëngjishte dhe spanjishte perfekte.

I gjithë formimi kulturor i Benardina Qerraxhisë ishte një vlerë e shtuar për qytetarinë dhe civilizimin e jetës kulturore, sociale dhe sportive në Durrës dhe veçanërisht i shërbente emancipimit në një nivel superior të gruas shqiptare.

Benardina Qerraxhia ishte:

  • Gazetarja e parë që bënte kronikat e ndeshjeve të futbollit, duke nisur nga viti 1945.
  • Trajnerja e parë e vajzave të volejbollit të Durrësit, duke i prezantuar me një veshje mahnitëse dhe befasuese për kohën. Bëhet fjalë për vitin 1947.
  • Pjesëmarrëse e garës së parë kombëtare çiklistike për vajza, me itenerar Durrës – Vorë.
  • E vetmja gjyqtare femër në sportet e boksit dhe të mundjes.
  • Notare dhe organizatore e notit. Pjesëmarrëse në ballkaniadën e njohur të Splitit në vitin 1947.
  • Gjyqtare e garave të notit, deri në moshën 70-vjeçare.
  • Qendistare e një niveli cilësor, duke qepur dhe stolisur pjesën më të madhe të kostumeve të manifestimeve sportive, sidomos ato në kuadrin e spartakiadës së parë kombëtare në vitin 1959.
  • Ka qenë trajnere edhe në sportet e basketbollit, notit dhe atletikës.
  • Ndër aktoret e para të teatrit profesionist të Durrësit, A. Moisiu, që në krijim, më 11 janar 1953.
  • Nga të parat që nisi kurset për anglisht në Durrës, duke pasur një preferencë superiore.
  • Një mësimdhënëse e lindur, që edhe sot e kësaj dite nxënësit e saj të moshuar, e kujtojnë me shumë mall. Formimi i tyre konkurrues, është edhe meritë e zysh Benit./ albfem/ KultPlus.com

Të ngjajshme