Besfort Shala përfundon studimet në Oxford me notën më të lartë, falënderon ata që e mbështetën për të vijuar studimet

7 Korrik, 2022 - 1:08 pm

Studenti nga Kosova, Besfort Shala, ka përfunduar studimet master në matematikë në Universitetin e Oksfordit.

Vitin e kaluar, ai së bashku me familjen e tij pati kërkuar mbështetje për mbledhje fondesh përmes ‘Go Fund Me’, për shkak të kostos së lartë të studimeve, kurse kompania EXFIS e kishte mbështetur atë financiarisht, shkruan KultPlus.

Pas përfundimit të studimeve, Besfort Shala ka falënderuar të gjithë ata që e mbështeten në këtë rrugëtim.

“Ju njoftoj se kam përfunduar studimet e magjistraturës në matematikë në University of Oxford me notën më të lartë, përkatësisht klasifikimin Distinction. Shfrytëzoj rastin edhe një herë të ju falënderohem të gjithëve për mbështetjen dhe mundësimin e këtij rrugëtimi!” / KultPlus.com

Të ngjajshme