Bezos përzgjedh një 82-vjeçare për fluturim në hapësirë me “Blue Origin”

2 Korrik, 2021 - 1:51 pm

Një grua 82 vjeçare, e cila është trajnuar si astronaute para 60 viteve, por kurrë nuk është zgjedhur të jetë pjesë e ndonjë misioni, është caktuar të bëhet njeriu më i vjetër në hapësirë, kur ajo t’i bashkëngjitet Jeff Bezos në udhëtimin e parë njerëzor të “Blue Origin”.

Ajo do t’i bashkëngjitet pronarit të kompanisë Amazon, vëllait të tij, Markut, dhe një fituesi të një gare përmes internetit.

Udhëtimi është 60 vjet i vonuar për Funk, e cila u trajnua për të qenë astronaute më 1961 si pjesë e projektit Mercury 13 – me një grup prej 13 grave amerikane që iu nënshtruan të njëjtit trajnim si burrat e Mercury 7 të NASA-s, por nuk u zgjodhën kurrë për një mision për shkak të gjinisë së tyre.

Funk gjithashtu ka qenë inspektorja e parë femër dhe hetuesja e parë e sigurisë ajrore. Në fushën e aeronautikës, Funk është eksperte me shumë përvojë. Ajo ka rreth 19 mijë orë fluturime dhe thotë se do të fluturojë deri sa të vdesë.

Wally Funk do ta kalojë mbajtësin e deritanishëm të këtij rekordi, John Glenn, shkruan Daily Mail, transmeton Gazeta Express.

Një zëdhënës i kompanisë Blue Origin tha për DailyMail se Funk do t’i nënshtrohet ‘trajnimit minimal’ për fluturimin 10-minutësh, duke u njohur me procedurat e sigurisë dhe përgatitjet e nevojshme për të udhëtuar në hapësirë për një periudhë dyditore.

Pasagjerët do të kalojnë katër minuta mbi vijën Karman, që e shënon kufirin e njohur midis atmosferës së Tokës dhe hapësirës.

Identiteti i pasagjerit  të katërt nuk është bërë i ditur, mirëpo dihet se ai ka dhënë rreth 28 milionë dollarë për të qenë pjesë e ekipit të parë në këtë fluturim. / KultPlus.com

Të ngjajshme