Biden vaksinohet të hënën kundër koronavirusit

19 Dhjetor, 2020 - 6:56 pm

Presidenti i zgjedhur amerikan Joe Biden do të vaksinohet të hënën kundër koronavirusit të ri (COVID-19).

Jen Psaki, e zgjedhur nga Biden si zëdhënëse i Shtypit e Shtëpisë së Bardhë, njoftoi në një konferencë për media se Biden dhe Kamala Harris, e zgjedhura zëvendëspresidente e SHBA-së, do të vaksinohen kundër COVID-19, transmeton Atsh, përcjellë KultPlus.

Duke deklaruar se Biden do të vaksinohet së bashku me bashkëshorten Jill Biden para kamerave të hënën, Psaki tha se Harris do të marrë vaksinën një javë më vonë, sipas protokollit.

Zëvendëspresidenti aktual, Mike Pence dhe presidentja e Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi morën dje vaksinën kundër COVID-19./atsh/ KultPlus.com

Të fundit

Të ngjajshme