Bienalja e Venecias, shpallet konkursi për përzgjedhjen e përfaqësimit shqiptar

11 Korrik, 2025 - 5:13 pm

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja njoftoi sot shpalljen e konkursit publik për përzgjedhjen e përfaqësimit shqiptar në edicionin e 61-të të Bienales Ndërkombëtare të Artit në Venecia.

Kjo bienale do të mbahet nga 9 maj deri më 22 nëntor 2026.

Tema e Bienales 2026, kuruar nga Koyo Kouoh, titullohet “In the Eye of the Storm – Chronicles of the Minor Key”.

Gonxhja tha se “kjo është një ftesë për të eksploruar narrativat e heshtura, kujtesat e shtypura dhe gjuhët artistike që burojnë nga skajet, si një formë poetike e rezistencës dhe reflektimit ndaj historive të papërfaqësuara”.

Të ngjajshme