Bizhuteritë e vajzës së adoptuar së Bonapart-it u shitën për një shumë marramendëse

14 Maj, 2021 - 9:47 pm

Bizhuteritë e vajzës së adoptuar të Napoleon Bonapart-it janë shitur në ankand në vlerën 1.4 milion Euro.

Bizhuteritë që u ofruan të ndara, i përkisnin Stephanie de Beauharnais, siç bëri të ditur shtëpia e ankandeve Christie’s të mërkurën.

Fillimisht ishte përllogaritur, që çmimi i shitjes të arrinte deri në rreth 390.000 euro, por i kaloi pritshmëritë.

Nëntë bizhuteritë prej safirësh dhe diamantesh u nxorën në ankand me rastin e 200 vjetorit të vdekjes së perandorit francez.

Beauharnais e kishte marrë setin e bizhuterive, që përbëhet nga një kurorë, varëse dhe vëthë, si dhuratë me rastin e dasmës së saj me princin Karl von Baden.

“Kishte një kërkesë të lartë nga e gjithë bota”- tha organizuesi i ankandit Max Fawcett.

Përveç rëndësisë historike, bizhuteritë kanë shumë vlerë për shkak të ngjyrës blu natyrale./ KultPlus.com

Të fundit

Të ngjajshme