Blogerja e njohur e udhëtimeve tregon 10 arsye pse duhet vizituar Shqipëria

9 Mars, 2021 - 10:12 pm

Larissa Olenicoff, ose siç njihet ndryshe “The Blonde Gypsy”, është një nga blogeret e udhëtimit më të njohura në Ballkan. Falë faqes së saj të Instagramit dhe adresës së internetit, historitë e saj të udhëtimit janë kthyer në një burim inspirimi për shumë njerëz për të vizituar Shqipërinë. Në rubrikën e “IntoAlbania” jep 10 sugjerime për turistët.

  1. Qyteti i preferuar shqiptar:

Tirana. Është kaotike, e megjithatë shumë interesante dhe e qetë në të njëjtën kohë. Është rritur kaq shumë si një kryeqytet kosmpolit që kur e kam vizituar fillimisht shtatë vite më parë, dhe atë që ndoshta nuk e gjeni në Tiranë, do e gjeni shumë pranë saj (detin, liqenet, shpellat, kalatë, malet).

  1. Vendi i kulturës:

Shkodra. Ka shumë histori kulturore në këtë qytet, e këtu ndodhet një nga nga muzetë e mi të preferuar, Muzeu Kombëtar i Fotografisë Marubi. Kalaja e Rozafës dhe pamjet mbi liqenin e Shkodrës, lumin Buna si dhe Alpet nuk duhen humbur gjithashtu për çdo vizitor sipas mendimit tim.

  1. Vendi i natyrës:

Nga maja e gadishullit të Karaburunit deri në Llogara. E gjithë kjo shtrirje për mua është si parasja mbi tokë me shpellat në det, plazhet e mrekullueshëm, lagunat e fshehura, si dhe pyjet e harlisur, të gjitha këto në një vend të vetëm.

  1. Pjata e preferuar:

Tavë Kosi me mish qingji (sepse më ka rastisur ta shoh shpesh me mish viçi dhe kjo nuk është e drejtë).

  1. Eksperienca në natyrë:

Kam dëgjuar që Thethi është fantastik, por nuk kam qënë ende aty ndaj po përmend alpet simotra që ndodhen në Valbonë. E gjithë lugina është spektakolare për të bërë ngjitje apo edhe thjesht për t’u shkëputur në një vend të qetë e të paqtë. Është gjithashtu e thjeshtë të shkosh aty përmes liqenit të Komanit e ta përshkosh atë me varkë, që është një tjetër eksperiencë që duhet patur në Shqipëri.

  1. Kënaqësi e veçantë:

Rakia. Historia mbyllet këtu.

  1. Vendi që të ka lënë pa fjalë:

Shumë vende por ja vlen të përmend plazhin e Palasës rreth vitit 2015. Është plazhi që ndodhet më në veri në Rivierën e Shqipërisë (rripi i detit Jon), mu poshtë Qafës së Llogarasë, ku nuk kishte shumë gjera vërdallë përveç ndonjë kasolle të vogël plazhi si dhe ndonjë që bënte kamping. Për fat të keq së fundmi po kthehet në një vend luksi të mbushur me vila. Jam e sigurtë që do të jetë shumë tërheqës, por nuk ia vlen shkatërrimi i bregdetit, e gjithmonë do të më marrë malli për versionin e bukur të plazhit si ishte njëherë e një kohë…

  1. Vendi i nënvlerësuar që të pëlqen më tepër

Korça. Edhe pse numri i vizitorëve është rritur ndjeshëm vitet e fundit, sërish nuk mendoj se turistët e kanë përfshirë sa duhet në itineraret e tyre, e kjo është për të ardhur keq. Është një nga qytetet e vogla më të këndshme e të qeta në Shqipëri, me një kulturë të pabesueshme dhe plot gjëra për të parë si në qytet ashtu edhe në rrethina.

  1. Vendi i nënvlerësuar që të pëlqen më tepër

Korça. Edhe pse numri i vizitorëve është rritur ndjeshëm vitet e fundit, sërish nuk mendoj se turistët e kanë përfshirë sa duhet në itineraret e tyre, e kjo është për të ardhur keq. Është një nga qytetet e vogla më të këndshme e të qeta në Shqipëri, me një kulturë të pabesueshme dhe plot gjëra për të parë si në qytet ashtu edhe në rrethina.

  1. Vendi i duhur për foto instagrami

Berati. Me 1000 dritaret, lumin e mrekullueshëm të Osumit si dhe Kalanë e Beratit të vendosur në pozicionin perfekt, mendoj se Berati mund të jetë qyteti më fotozhenik në Shqipëri, me simotrën e listuar gjithashtu në UNESCO, Gjirokastrën, që ndodhet në pozicionin e dytë./ IntoAlbania/ KultPlus.com

Të fundit

Të ngjajshme