Bonusi i Rijetësimit, restaurohet shtëpia e Zigur Lelo

12 Janar, 2023 - 11:25 pm

Nga Bonusi i Rijetësimit nuk po përfitojnë vetëm ata që kanë banesa në qendra qytetesh.

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti ndau sot në rrjetet sociale shembullin e Zigur Lelo nga Mesapliku i Vlorës, i cili është një nga përfituesit që po restauron dhe rijetëson shtëpinë e të parëve, trashëguar brez pas brezi që nga koha e Bilbilenjve, deri më sot.

Zigur Lelo u shpreh se, “falë projektit të Bonusit të Rijetësimit të Ministrisë së Kulturës po e kthejmë në identitetin ku ka qenë. Ne duam që kjo shtëpi e vlerësuar tashmë nga shteti monument kulture i kategorisë së parë, të jetë ashtu siç duhet”.

Ai falënderoi Ministrinë e Kulturës, e cila theksoi ai, “nuk është kursyer që shtëpia të bëhet e banueshme, të bëhet e vizitueshme dhe të marrë vlerat që ka pasur kjo krahinë në mijëra vjet”.

“Kjo na bën krenarë dhe duam ta ruajmë”, u shpreh Lelo. /atsh /KultPlus.com

Të ngjajshme