Bordi i RTK-së voton Arsim Halilin për drejtor të Radio Kosovës

30 Mars, 2023 - 11:18 pm

Bordi i RTK-së ka miratuar propozimin për emërimin e Arsim Halilit, drejtor i Radio Kosovës.

Me gjashtë vota pro dhe dy kundër, bordi i Radiotelevizionit të Kosovës, ka miratuar propozimin për emërimin e Arsim Halilit, në këtë detyrë.

Halili kishte rezultuar kandidati më i suksesshëm në konkursin për këtë pozitë në mesin e gjashtë pretendentëve të tjerë.

Drejtori i RTK-së, Shkumbin Ahmetxhekaj, në mbledhjen e bordit, ka paraqitur rekomandimin e tij. Arsim Halili është gazetar dhe redaktor shumëvjeçar në mediumin publik të Kosovës./ KultPlus.com

Të ngjajshme