Britney Spearsi lirohet nga kujdestaria 13 vjeçare e babait

13 Nëntor, 2021 - 2:45 pm

Një gjykatë në Los Anxhelos i ka dhënë fund kujdestarisë së babait të këngëtares ndaj saj, e cila ka qenë në fuqi për plot 14 vjet.

Vendimi mbylli një odise mahnitëse pesë-mujore të Spearsit e cila kërkonte publikisht përfundimin e kujdestarisë, duke punësuar avokatin e saj, duke larguar babain nga pushteti dhe më në fund, duke fituar lirinë për të marrë vendimet e saj mjekësore, financiare dhe personale për herë të parë, që nga viti 2008.

Vendimi nga gjyqtarja e Gjykatës së Lartë, Brenda Penny, ishte i pritshëm. Pranverën e kaluar, u duk se kujdestaria mund të vazhdonte për vite me radhë. Pastaj u zbërthye me shpejtësi befasuese.

Çelësi për zbardhjen ishte një fjalim i Spearsit në një seancë dëgjimore në qershor, kur ajo i përshkroi me pasion kufizimet dhe shqyrtimin e jetës së saj si “abuzive”. Ajo kërkoi që kujdestaria e babait ndaj saj të përfundonte, pa ndonjë vlerësim kureshtar të gjendjes së saj mendore.

Fansat ishin mbledhur edhe të premten jashtë gjykatës së Los Anxhelosit për të mbështetur këngëtaren, e cila e kishte cilësuar kujdestarinë si abuzive.

Kujdestari, që në këtë rasti ishte babai i Britneyt, kishte pushtet mbi financat e saj dhe vendimet e karrierës, plus mbi çështje të mëdha personale, si vizitat e saj me djemtë e saj adoleshentë dhe nëse ajo mund të rimartohej. / KultPlus.com

Të fundit

Të ngjajshme