Buckingham Palace publikon kartolinën e Krishtlindjeve

11 Dhjetor, 2023 - 2:28 pm

Pallati Buckingham publikoi një imazh të kartës së Krishtlindjes që mbreti Charles III dhe mbretëresha Camilla do të dërgojnë këtë vit, sipas CCN.

”Karta përmban një fotografi të bërë në dhomën e Fronit në Pallatin Buckingham pas kurorëzimit të mbretit më 6 maj të këtij viti”, tha Buckingham Palace.

”Mbreti Charles ka veshur një mantel prej kadifeje mëndafshi vjollce të qëndisur në ar, i cili u vesh nga mbreti George VI në vitin 1937”, sipas pallatit.

”Mbretëresha Camilla ka veshur një mantel të bardhë të dizenjuar dhe të qëndisur me dorë nga Shkolla Mbretërore e Punimeve me gjilpërë”, tha pallati.

Karta është e dyta e këtij lloji që lëshohet nga pallati që nga fillimi i mbretërimit të mbretit dhe e para që paraqet mbretin Charles si mbret.

Karta e Krishtlindjeve 2022 përmbante një foto të tij, kur ai ishte ende princi i Uellsit, dhe gruas së tij në lojërat ”Braemar” në Skoci më 3 shtator, pesë ditë para se të vdiste mbretëresha Elizabeth II.

Princi dhe princesha e Uellsit ndanë gjithashtu një foto të Krishtlindjeve të familjes së tyre, e cila shfaqet në kartolinën e tyre të Krishtlindjes.

Ajo tregon princin dhe princeshën me tre fëmijët e tyre princin George, princeshën Charlotte dhe princin Louis në Windsor./ atsh / KultPlus.com

Të ngjajshme