Burger King trondit rrjetet sociale për 8 Mars: Gratë e kanë vendin në kuzhinë

8 Mars, 2021 - 3:17 pm

Rrjeti global amerikan i restoranteve të ushqimit të shpejtë, Burger King, ka bërë një postim për gratë, që nxiti reagime të shumta.

“Gratë e kanë vendin në kuzhinë”, është postimi i Burger King në Twitter, i cili u komentua mjaft shumë.

Por, krahas tij është edhe shpjegimi i këtij postimi, i cili tenton t’i fuqizojë gratë në industrinë e restoranteve për të ndjekur karrierë në kuzhinë.

“…Nëse duan, natyrisht. Megjithatë vetëm 20% e shefave të kuzhinës janë gra. Ne jemi në një mision për të ndryshuar raportin gjinor në industrinë e restoranteve duke fuqizuar punonjëset femra me mundësinë për të ndjekur një karrierë në kuzhinë”, është postimi tjetër i tyre. / KultPlus.com

Të ngjajshme