Buxhovi: Përballje me sëmundjen në vend të fshehjes së saj

15 Mars, 2020 - 4:45 pm

Shkruan: Jusuf Buxhovi

PËRBALLJE ME SËMUNDJEN, NË VEND TË FSHEHJES PREJ SAJ…

Lam Mula erdhi i brengosur. U ul te mani i vjetër dhe po shikonte në drejtim të majës së Pashtrikut, sikur të kërkonte ndonjë përgjigje nga bardhësia e borës në majat e saj, që shkrepnin rrezatim vezullues gjithandej hapësirës deri te Bjeshkët e Nemuna.
E dija se kishte hallin e sëmundjen që tashmë përhapej me të madhe në gjithë vendin, ndërkohë që ne kishin filluar fshehtas mbrojtjen me anën e grrithjës, që kryenin plakat e malësisë te plemet e Lamit në Orize.
“Mos po e përhapim më shumë?”, tha gjithë dyshim.
“Po bëjmë diçka, vëlla… Edhe nëse nuk del ashtu si presim, së paku nuk mund të qahemi se kemi bërë sehir apo jemi fshehur prej saj për t’u kthyer në pjesë të turmës së frikësuar deri në palcë, që nëpërmes mbylljes, humb shpresën për jetën…”
Si rëndom, për t’ia hequr dyshimet që na mundonin të gjithëve në ato rrethana tepër të rënda, zura t’i flas për epidemitë që vinin e shkonin, por nuk ia kishin dalë të shfarosnin njerëzimin ngaqë ilaç kishte paraqitur përballja e hapur me to dhe jo ikja prej tyre me arsyetime të ndryshme që nuk paraqesin tjetër pos nënshtrim ndaj saj… Thashë se kjo ka edhe çmimin e vet, që nuk mund t’i iket, por jetës ia ruan vazhdimësinë…

(Shkëputje nga “Shënimet e Gjon Nikollë Kazazit”, 1982)

Të fundit

Të ngjajshme