Çamçakëzi i Robert Downey Jr shitet për 55,000 dollarë

1 Prill, 2023 - 2:30 pm

Çamçakëzi i yllit 57-vjeçar të Marvel, Robert Downey Jr, u shit  për 55,000 dollarë. Gjithçka nisi si shaka kur më 13 shkurt, ai ngjiti një pjesë të tij në ceremoninë e inaugurimit të yllit të tij  në “Walk of Fame” në Hollywood, tw mikut tw tij Jonathan Colly Favreau.

Por, tani ai çamçakëz është në ankand në internet. Ndërsa shitësi tha se çamçakëzi i përkiste Robert Downey Jr., ai gjithashtu deklaroi se ata që duan të jenë të sigurt mund të bëjnë një test të ADN-së.

Titulli ‘Iron Man’, i firmosur më parë nga aktori i njohur dhe krijuesi i ‘Iron Man’, ‘Stan Lee’, është shitur gjithashtu për 8998 dollarë./abcnews.al/ KultPlus.com

Të ngjajshme