Card, Angrist dhe Imbens marrin çmimin Nobel në Ekonomi

11 Tetor, 2021 - 6:45 pm

Çmimi Nobel në Ekonomi iu dha sot tre specialistëve në ekonominë eksperimentale.

Ata janë kanadezi David Card, amerikano-izraelit Joshua Angrist dhe amerikano-holandezi, Guido Imbens.

”Treshja solli ide të reja në tregun e punës dhe tregoi se çfarë përfundimesh mund të nxirren nga eksperimentet natyrore në lidhje me shkaqet dhe pasojat”, tha juria e çmimit Nobel.

“Ata u vlerësuan edhe për kontributet e tyre empirike në ekonomi dhe për kontributet e tyre metodologjike në analizën e marrëdhënieve rastësore”, theksoi ajo./atsh/KultPlus.com

Të ngjajshme