Catherine Nichols emërohet Ndërmjetësuese Kreative për edicionin e 14-të të ‘Manifesta’

12 Tetor, 2021 - 3:02 pm

Nën titullin e bienales, ”it matters what worlds world worlds: how to tell stories otherwise”,* (ka rëndësi se çfarë botësh bota botëron: si të tregoni histori ndryshe), Manifesta 14 merr përsipër sfidën e eksplorimit dhe gjenerimit të praktikave dhe mënyrave të reja të tregimit kolektiv. Ideuar rreth një Qendre për Praktika Narrative në zhvillim e sipër, e cila do të vendoset në Bibliotekën Hivzi Sylejmani, vendet shumta të mësimit multidisiplinar dhe ndërhyrjeve artistike dhe urbane që përbëjnë këtë edicion të Bienales Nomade Evropiane në Prishtinë, tregojnë se rrëfimi historive nuk është thjeshtë çështje historiografie. Përkundrazi, është një strategji jetike e angazhimit politik dhe shoqëror. Së bashku, këto formate shumë-shtresore parashikojnë se cilat botë të reja mund të botërojmë nëse, sipas fjalëve të filozofes politike Hannah Arendt, “trajnojmë” në mënyrë aktive “imagjinatën tonë të udhëtojë”.

Në bashkëpunim me një ekip ndërkombëtar dhe vendor, Manifesta 14 do të shqyrtojë se sa vendimtar është rrëfimi i historisë për mbijetesën tonë kolektive, transmeton KultPlus.

“Manifesta 14 Prishtina është e fokusuar në krijim, së bashku me bashkësitë lokale dhe rajonale, modele alternative të angazhimit social-kulturor, urban dhe artistik. Përveç kësaj, fondacioni po punon në zhvillimin e një strategjie afatgjatë për themelimin e një qendre krijuese ndërdisiplinore dhe ndërhyrjeve konkrete artistike në hapësira publike të cilat mund të vizitohen nga të gjithë gjatë programit bienal 100-ditor në vitin 2022. Ne përzgjodhëm Catherine Nichols, si studiuese e artit dhe letërsisë, kuratore dhe shkrimtare me qendër në Berlin, për të sjellë njohuritë dhe vizionin e saj të gjerë në lidhje me programet ndërdisiplinore që eksplorojnë format alternative demokratike dhe transformimin artistik. Ekspertiza e saj përshtatet në mënyrë të përkryer me praktikat artistike që eksplorojnë komunitete të reja të qëndrueshme dhe krijuese që fokusohen në mënyrën se si mund të jetojmë, punojmë dhe të kujdesemi për njëri-tjetrin në një epokë që ka nevojë urgjente për qëndrueshmëri mjedisore.” Hedwig Fijen, Drejtore Themeluese e Manifesta.

Për edicionin e saj të katërmbëdhjetë, Manifesta po zhvillohet në Ballkanin Perëndimor në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë. Ajo eksploron se si të rimerret hapësira publike për qytetarët, ndërsa kërkon mënyra të reja të rrëfimit brenda mjedisit social, ekologjik dhe urban. Catherine Nichols, kuratore dhe shkrimtare me qendër në Berlin, do të marrë drejtimin artistik për edicionin e ardhshëm që do të hapet më 22 korrik 2022. Pasi ka zhvilluar ekspozita të mirënjohura në të gjithë Gjermaninë, ajo aktualisht është drejtore artistike e beuys 2021, programi njëvjeçar kushtuar njëqindvjetorit të artistit Joseph Beuys në shtetin e Nordrhein.

Westfalen. Duke u mbështetur në qasjen e saj afatgjate eksperimentale dhe ndërdisiplinore në organizimin e ekspozitave, duke arritur kulmin kohëve të fundit në një laborator që eksploron format radikale demokratike të kolektivitetit, ajo ka krijuar një alternativë ndërdisiplinore, gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme për atë se çfarë mund të jetë një bienale. Nichols do të punojë ngushtë me arkitektin italian të emëruar më parë Carlo Ratti, i cili sot prezantoi një vizion të ri bazuar në modelin e tij për urbanizmin pjesëmarrës për qytetin e Prishtinës.

“Kur vizitova Prishtinën, njerëzit që takova, bisedat që kisha, puna që e pashë më dhanë një ndjenjë të dukshme të fuqisë transformuese e cila qëndron në storie dhe në aktin- në praktikën e rrëfimit. Këtu mund të ndjeni vërtet se është tregimi ai që krijon sferën publike: hapësira midis teje dhe meje. Unë jam tepër e gëzuar të i bashkohem ekipit të Manifesta 14 për të sjellë së bashku artistë, mendimtarë, shkencëtarë dhe qytetarë nga e gjithë Evropa dhe më gjerë për të eksploruar se si rrëfimi mund të na mundësojë të angazhohemi me njëri – tjetrin dhe, në pluralitetin tonë të qenësishëm, të veprojmë në bashkësi, për të sjellë një botë të përbashkët më shumë se njerëzore.”, ka theksuar Catherine Nichols, Ndërmjetësuese Kreative e Manifesta 14 Prishtinë. / KultPlus.com

Të fundit

Të ngjajshme