Çeku: Serbia po i keqpërdorë Kishat Ortodokse në Kosovë siç është Manastiri i Deçanit

10 Gusht, 2022 - 8:07 pm

Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, ka thënë se Serbia po i keqpërdorë Kishat dhe Manastiret Ortodokse në Kosovë siç është rasti me Manastirin e Deçanit.

Çeku në T7 tha se vet KFOR-i ka prezencë simbolike afër Manastirit të Deçanit sepse raportet e tyre të sigurisë flasin për përmirësim të dukshëm të sigurisë.

“Manastiri i Deçanit vazhdon të jetë pika e fundit të një beteje të pashpresë që e bën Serbia në Kosovë duke i keqpërdorur kishat dhe manastiret ortodokse në vendin tonë. Me të gjitha raportet e policisë së Kosovës por edhe të KFOR-it që flasin për një qetësi absolute pothuajse të situatës së sigurisë në vendin tonë Ka një prezencë shumë minimale para Manastirit të Deçanit sepse vet KFOR-i dhe raportet e tyre flasin për përmirësim pakrahasim dukshëm në raport me çka ka qenë në vitin 2004”, tha ai.

Ministri Çeku tha poashtu se policia e Kosovës ka njësit të veçantë që ofron siguri për kishat dhe manastiret ortodokse.

“Por Serbia refuzon me pranu që në Kosovë ka ndërru realitetiti në raport me sigurinë, sot policia ka njësit të veçantë për të ofru siguri për të gjitha kishat dhe manastiret ortodokse në Kosovë dhe një numër i pjesëtarëve janë serbë të Kosovës. Kosova e ka modelin më të avancuar në botë ligjor dhe institucional për mbrojtjen e pakicave dhe sidomos për mbrojtjen e kishave ortodokse në Kosovë”, tha ai. /KultPlus.com

Të ngjajshme