Çelet në COD ekspozita e artistit Amir Gross Kabiri

19 Maj, 2025 - 11:34 pm

Në galerinë COD u çel mbrëmjen e sotme, në bashkëpunim me ambasadën e Izraelit, ekspozita e cila sjell kryeveprat e koleksionit të artit të artistit Amir Gross Kabiri.

Në çeljen e ekspozitës ishte i pranishëm Kryeministri Edi Rama me bashkëshorten e tij Linda Rama, kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, përfaqësues të trupit diplomatik të akredituar në Tiranë si dhe personalitete të artit dhs kulturës.

Kryetarja e Kuvendit u shpreh në një postim në rrjetet sociale se kjo ekspozitë ishte “një udhëtim “Nga bohemizmi te përjetësia””.

“Një udhëtim “Nga bohemizmi te përjetësia” përmes kryeveprave të koleksionit të artit të Amir Gross Kabiri, në galerinë COD, sjellë në Tiranë në bashkëpunim me ambasadën e Izraelit. Një emocion i papërshkrueshëm të shohësh në Tiranë shkëlqimin e artit modern të viteve 1900–1970, mes kryeveprave botërore të Amedeo Modigliani, Edgar Degas, Henri Matisse dhe Tamara de Lempicka”, shkruan Spiropali./atsh/KultPlus.com

Të ngjajshme