Ceremonia e laureimit me titullin Doctor Honoris Causa te Gianni De Biasi në UNI

11 Dhjetor, 2023 - 10:00 pm

UNI – Universum International College njofton se me datën 19.12.2023 nga ora 11 laureon me çmimin Doctor Honoris Causa, Gianni de Biasi për suksesin e konfirmuar botërisht nëpërmjet trajningut shkencor të Kombëtares së Shqiperisë në të cilën kontribuan edhe shumë lojtarë të Kosovës. Biasi konsiderohet si themelues i shkollës së futbollit modern shqiptar që e vijojnë mjeshtrat tjerë të këtij sporti. Biasi ka bërë tërheqjen e të rinjëve në botën e sportit duke i afruar me modelin e suksesit dhe duke rritur ndjenjën e krenarisë.

Detajet e ngjarjes:

  • Data: 19.12.2023
  • Ora: 11:00
  • Vendi: Kampusi i UNI – Universum International College, Prishtinë

Përveç laurimit me çmimin Doctor Honoris Causa, De Biasi gjithashtu do të jetë folës nderi në darkën e bamirësisë të cilën UNI e organizon në bashkëpunim me Cure2Children për të ndihmuar femijët në Onkologji. 

Detajet e ngjarjes:

Data: 19.12.2023

Ora: 19:00

Vendi: Swiss Diamond, Prishtinë/KultPlus.com

Të ngjajshme