займ на карту онлайн потребительский кредит

Çertifikohen 120 ndërmarrës të rinj nga MKRS-ja

23 Shtator, 2020 - 6:09 pm

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve ka lajmëruar se kanë çertifikuar 120 ndërmarrës të rinj, të cilët do të marrin mbështetje financiare.

Ky lajmërim vjen nga ministrja Vlora Dumoshi, e cila thotë se kjo mbështetje ofrohet nga MKRS për rininë.

Përmes një postimi në profilin e saj në Facebook, ministrja thekson se me këtë sistem pjesëmarrja e të rinjve po luan rol kyç në proceset e vendimmarrjes.

Ndër të tjera, ajo thekson se është privilegj të ndërtohen mundësitë për ndryshim, dhe se prioriteti i saj për fuqizimin e të rinjve është i pandalshëm./ KultPlus.com

Aktiviteti III dhe IV.Sot në Pejë dhe Gjakovë çertifikova 120 ndërmarrës të rinj, në bazë të mbështetjes financiare që…

Gepostet von Vlora Dumoshi am Mittwoch, 23. September 2020

Të ngjajshme