Certifikohet grupi i radhës i “Çikave të Sjellshme”

19 Shtator, 2023 - 5:29 pm

Programi nga ArtPolis, “Çikat e Sjellshme” ka përfunduar me sukses grupin e radhës, shkruan KultPlus.

Pas dy muajve stërvitje, përkushtim e njohuri për teknika dhe mënyra të vetëmbrojtjes, sot çikat e sjellshme janë certifikuar nga instruktori i Taekwondo-së, Nuhi Gashi, që ishte edhe trajner i tyre.

Kursi i vetëmbrojtjes “Çikat e Sjellshme” organizohet nga Artpolis – Qendra për Art dhe Komunitet në kuadër të projektit

“HumanRightivism” implementuar nga Community Development Fund – CDF , përkrahur nga Embassy of Sweden in Prishtina. /KultPlus.com

Të ngjajshme