‘Çështje semantiko-gjuhësore në fjalësin e Zija Çelës’ nga Evis Hudhëra dhe Ermira Mehmeti

16 Gusht, 2022 - 9:45 pm

Nga Evis Hudhëra dhe Ermira Mehmeti

Çështje semantiko-gjuhësore në fjalësin e Zija Çelës (romanet “Ora e zooparkut” dhe “Gjysma e Xhokondës”)

Qëllimi i hulumtimit: Objekt bëhet leksiku i Zija Çelës në dy romanet. Synimi është zbulimi i mekanizmave gjuhësore te neologjizmat, fjalët dialektore e krahinore, arkaizmat, fjalët e huaja dhe njësitë frazeologjike. Qëllimi ynë është të paraqesim një fjalës të prozës së Z.Çelës. Kështu që u vijmë në ndihmë arsimtarëve, studentëve, nxënësve të shkollave të mesme dhe për ata që

dëshirojnë të kuptojnë veprat letrare dhe të zgjerojnë kulturën e tyre gjuhësore. Metodat e përdorura: Së pari, Skanimi i dy romaneve, konvertimi i tyre në ëord, programi i Konkordancave leksikore në kompjuter (SCP) dhe konvertimi i materialit në këtë program. Na shërbyen për të krijuar listën e fjalëve të dy romaneve, konkordancat e tyre dhe hartimin e dosjeve kompjuterike me fjalët e veçanta (neologjizmat, arkaizma, fjalët e huaja apo të huazuara. Së dyti, Hulumtimi, lexim i imtësishëm me shënime e nënvizime kryesisht për të identifikuar njësitë frazeologjike pasi programi i Konkordancave nuk i njeh këto njësi. Së treti, Me anë të induksionit dhe deduksionit arrijmë në analiza përshkruese dhe vlerësuese të tipareve semantiko-gjuhësore të leksemave në romane. Jemi bazuar në literaturë të gjerë mbi studime të gjuhës së autorëve të ndryshëm e sidomos mbi studimet e Shefkie Islamajt për gjuhën e Jakov Xoxës. Rezultatet: 1. Fjalëformimi i neologjizmave si mbrëmësore, luluste, hapërronte, kokëngulthi, etj. dhe kuptimi që fitojnë brenda kontekstit. 2. Te fjalët dialektore e krahinore si: nënkresa,rrenë, e kremte, e ronitur, uzdaja, gjakhupës, etj. veçoritë semantike e strukturore të tyre. 3. Arkaizmat e fjalët e huaja si: matrapazllëk, birboja, sevdalli, avashllëk, influencë, ambjentim, etj. dhe specializimi kuptimor i ndajshtesave për të sjellë semantikë të tjetërsuar nga kuptimet e tyre të hershme. 4. Vështrim leksikometrik mbi njësitë frazeologjike me fjalët me dendurinë më të madhe si: me hapësirën, zooparkun, mitet,; u kap gafil, merr mendtë zoti, ha larg ujkut, etj.

Fjalët kyçe: neologjizma, arkaizma e fjalë dialektore, njësi frazeologjike, fjalë të huaja apo huazime, veçori semantiko – strukturore, ndarje leksikometrike, etj./ KultPlus.com

Të ngjajshme