Chris Rock refuzon të flas për Will Smith dhe skandalin në ‘Oscars 2022’ para audiencës në shfaqjen e radhës në New York

6 Prill, 2022 - 5:20 pm

Chris Rock performoi një set surprizë në klubin ‘Comedy Cellar’ të martën mbrëma, por e nisi duke i thënë audiencës se nuk do të fliste për shuplakën e Will Smith.

“Ai e trajtoi çështjen vetëm pasi turma ishte e entuziazmuar për paraqitjen e tij të befasishme, dhe ai u ngjit në skenë dhe tha: ‘Ulni pritshmëritë tuaja. Unë nuk do ta trajtoj atë gjë”, ka thwnw njw person nga audienca pwr PageSix.

Ai tha gjithashtu se Rock bëri shaka se ai po punonte për materiale sepse “të gjithë njerëzit papritur po interesohen për shfaqjet e tij”.

Sam Morril, Julie Gold dhe Yamaneika Saunders ishin gjithashtu nw mesin e e performueseve në klubin e New Yorkut.

Rock, 57 vjeç, ka refuzuar të flas për Will Smith, i cili e goditi me shuplakë në “Oscar 2022” që kur filloi turneun e tij të komedisë në Boston javën e kaluar.

“Kam pasur një shfaqje të tërë para kësaj fundjave. Unë jam ende duke përpunuar ngjarjen”, tha në deklaratë e tij të parë pas “Oscars”.

Ylli i “Down to Earth” u tha të pranishmëve se do ta trajtonte atë në një moment, “por tani do të tregoj disa shaka”.

Ndërkohë, vëllai i Rockut, Kenny, foli për dëmin emocional që ngjarja ka shkaktuar tek ata

“Më mundon ta shoh sepse ke parë një të dashur duke u sulmuar dhe nuk mund të bësh asgjë për këtë”, tha Kenny, 42 vjeç, për Los Angeles Times.

“Sa herë që po shikoj videot, është si një interpretim që vazhdon në kokën time. Vëllai im nuk ishte kërcënim për të dhe thjesht nuk kishit respekt për të në atë moment. Ju thjesht e nënçmoni atë para miliona njerëzve që e shikojnë shfaqjen”, tha ai.

Smith e goditi Rockun për krahasimin e gruas së tij Jada Pinkett Smith me personazhin e Demi Moore në “GI Jane”. Kenny beson se Rock nuk e kuptoi se flokët e Pinkett Smith, të cilat ajo i rruajti verën e kaluar, ishin për shkak të alopecisë.

“Ishte shaka. Nuk ishte qesharake, por e di që nëse ai do ta dinte që ajo kishte alopecia … nuk do të bënte shaka për këtë. Por ai nuk e dinte”, shtoi Kenny./ KultPlus.com

Të ngjajshme