Çitaku përfundon mandatin si ambasadore: Te shërbej si Ambasadore e Kosovës në ShBA ka qenë nderë i jetës sime

3 Mars, 2021 - 5:54 pm

Vlora Çitaku e ka përfunduar zyrtarisht detyrën e Ambasadores së Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA), shkruan KultPlus.

Këtë gjë e ka konfirmuar Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

“Ambasadorja e Republikës së Kosovës në Washington DC, Vlora Çitaku, ka përfunduar me sukses mandatin e sajMinistria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës dëshiron t’i shpreh falenderimet më të sinqerta për përfaqësimin e jashtëzakonshëm të Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.Suksese dhe mbarësi në angazhimet e rradhës Ambasadore Çitaku”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.

Pas përfundimit të detyrës është deklaruar edhe Vlora Çitaku. Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Çitaku ka thënë se shërbimi si ambasadore e Kosovës në ShBA ka qenë nder.

“Faleminderit nga zemra! Të shërbej si Ambasadore e Kosovës në SHBA ka qenë nderi i jetës sime”, ka shkruar ajo.

Vlora Çitaku është ambasadorja e tretë e Kosovës në SHBA që prej shpalljes së pavarësisë.

Ajo më parë ka qenë ministre e Integrimit Europian dhe ish-zëvendësministre e Jashtme.

Çitaku ka qenë deputete në dy legjislatura nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës. Ka qenë e angazhuar në komisionet parlamentare për punë të jashtme dhe integrim evropian./KultPlus.com

Faleminderit nga zemra!

Të fundit

Të ngjajshme