Daçiq publikon certifikatën e lindjes së Vlora Çitakut

31 Tetor, 2019 - 10:20 pm

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit në OKB ka publikuar një certifikatë të vjetër të lindjes së ambasadores së Kosovës në Amerikë, Vlora Çitakut.

Certifikata i përkiste kohës kur Kosova ishte nën okupimin e Serbisë dhe dokumentet ishin në gjuhën serbe.

“Ti ende je qytetare e Serbisë.”, tha Daçiq derisa po e bënte publike certifikatën.

Tutje, Daçiq kërkoi që taksa prej 100% të hiqet   dhe se Serbia është e gatshme të rifilloj bisedimet sapo të hiqet taksa. /KultPlus.com


Të ngjajshme