Daniel Craig do të nderohet me çmim në Windsor Castle

18 Tetor, 2022 - 1:38 pm

Aktori Daniel Craig do të nderohet me çmim në Kështjellen Windsor për shërbimet e tij në film e teatër.

Craig do të bëhet Shoqërues i Urdhrit të Shën Michaelit dhe Shën Gjergjit.

“James Bond” do ta pranojë çmimin sot.

Aktori luajti në pesë filmat e fundit të Bondit – i pari në vitin 2006 në “Casion Royal” dhe duke i dhënë fund shfaqjes me “No Time to Die” në vitin 2021.

Craig është shfaqur gjithashtu në “Knives Out” – do t’i rikthehet këtij filmi sërish, për shkak të premierës në fund të muajit të ardhshëm./ KultPlus.com

Të ngjajshme