Daniel Craig: Nuk do ta shohim më kurrë dikë si Elizabeth II

11 Shtator, 2022 - 11:29 pm

Aktori Daniel Craig ka nderuar mbretëreshën Elizabeth II, duke thënë se nuk do të shohim më kurrë dikë si ajo.

Ylli i James Bond ka filmuar skenën e famshme me Mbretëreshën në vitin 2012 për Lojërat Olimpike të Londrës.

Craig është shfaqur më pas duke vizituar Pallatin Buckingham për të ftuar Mbretëreshën në ceremoninë e hapjes së Lojërave.

Mbretëresha e ka përshëndetur atë me një “mirëmëngjes, zoti Bond”, përpara se të kalonin së bashku në korridorin e pallatit.

Duke reflektuar mbi atë xhirim me Mbretëreshën, Craig tha për BBC se ka qenë e mahnitshme.

“Ne nuk do të shohim më kurrë si ajo. Të jesh gjallë gjatë mbretërimit të saj është diçka tjetër”, ka thënë Craig./ KultPlus.com

Të ngjajshme