4 Shtator, 2025 - 5:24 pm
Përfaqësuesja e Kosovës në futboll ka mbërritur në Bazel të Zvicrës, ku të premten do të zhvillojë ndeshjen e parë të ciklit kualifikues për Kampionatin Botëror 2026.
Ekipi i drejtuar nga selektori Franco Foda synon të nisë me fitore këtë rrugëtim të rëndësishëm, për të mbajtur gjallë shpresat për një kualifikim historik.
Ndeshja kundër Zvicrës pritet të tërheqë vëmendje të madhe, për shkak të rivalitetit sportiv dhe lidhjeve të veçanta mes dy vendeve./KultPlus.com