28 Maj, 2025 - 2:19 pm
Grupi për Siguri dhe Barazi Gjinore dënon ashpër kërcënimet me vdekje të bëra së fundmi ndaj Sh.S.Z. Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu.
Deklarata mbi kërcënimet ndaj presidentes Vjosa Osmani dhe nevojën e menjëhershme për të trajtuar dhunën ndaj grave në politikë:
Akte të tilla frikësimi dhe kërcënime të kësaj natyre nuk janë vetëm sulm ndaj Presidentes Osmani si person, por edhe sulm ndaj demokracisë, sundimit të ligjit dhe parimit të paqes e stabilitetit.
I bëjmë thirrje institucioneve shtetërore, partive politike, shoqërisë civile dhe mediave që të ndërmarrin veprime të menjëhershme dhe të koordinuara për të mbrojtur gratë në politikë dhe për të u siguruar që ato mund të udhëheqin pa frikë.
Shprehim solidaritet të plotë me Presidenten Osmani dhe rikonfirmojmë mbështetjen tonë të palëkundur për sigurinë, mbrojtjen dhe dinjitetin e të gjithë zyrtarëve publikë, pa dallim gjinie, që shërbejnë me integritet dhe përkushtim.
Nuk ka vend për dhunë apo frikësim në shoqëritë demokratike./ KultPlus.com