Del në ankand birra e përgatitur 86 vjet më parë, për kurorëzimin e Eduardit VIII

19 Prill, 2023 - 6:30 pm

Birra, e bërë për kurorëzimin e Eduardit të planifikuar për vitin 1937, u vendos në ruajtje në fund të vitit 1936. Ajo u zbulua sërish në vitin 2011, gjatë rinovimit të bodrumit të fabrikës së birrës “Green King”.

Birra e bërë nga elbi anglez, nuk është konsumuar kurrë dhe do të dalë në ankand për bamirësi.

Sipas raporteve, paratë e mbledhura nga ankandi do t’i dhurohen një qendre bamirësie të themeluar në vitin 1976 nga Mbreti aktual Charles III.

Fabrika e birrës “Green King” thotë se birra në momentin e prodhimit kishte 12 për qind alkool, por që tani nuk mund të pihet dhe do të shitet ekskluzivisht për t’u koleksionuar./ KultPlus.com

Të ngjajshme