Del në ankand paketa e cigareve të Kurt Cobain, sa do të shitet

16 Nëntor, 2023 - 1:00 pm

Një paketë e pahapur e cigareve American Spirit, në pronësi të këngëtarit të Nirvana, Kurt Cobain, do të dalë në ankand këtë javë. Ajo po cilësohet si “ndoshta paketa më e shtrenjtë e cigareve ndonjëherë”.

American Spirit, të ruajtura ende në mbështjelljen origjinale të celofanit, po shiten nga Julien’s Auctions si pjesë e ankandit të saj “Played, Worn, & Torn: Rock ‘N’ Roll Iconic Guitars And Memorabilia”.

“”American Spirit” ishte marka e preferuar e yllit të ndjerë të rock-ut,” thuhet  në përshkrim.

Kjo paketë u shpëtua nga shoku i dhomës i Cobain në klinikën e rehabilitimit në Los Angeles, ku ai qëndroi për pak ditë disa ditë përpara se të vriste veten.

Paketa vlerësohet në 800-1200 dollarë (740 – 1100 euro). Deri në momentin e shkrimit, oferta më e lartë aktuale është 2,000 dollarë (1,845 €). / KultPlus.com

Të ngjajshme