Demaçi: Kur thashë para dhjetë mijë shqiptarëve se është koha t’i mbrojmë serbët, nisën fishkëllimat

26 Korrik, 2020 - 1:00 pm

Aktivisti për të Drejtat e Njeriut, Shkelzen Gashi, ka publikuar një pjesë të fjalimit të Demaçit, shkruan KultPlus

Këtu keni fjalimin e Adem Demaçit:

Adem Demaçi (26 shkurt 1936 – 26 korrik 2018)
«Sërbët në Kosovë jetojnë keq dhe shumica prej tyre jetojnë keq pa fajin e vet. Mua më vjen keq për vrasjet që po ndodhin ndaj sërbëve të pafajshëm. Por, nuk mund të bëhet fjalë për hegjemonizëm shqiptar. Unë po i mbroj të gjitha pakicat kombëtare në Kosovë. Personalisht këto po më kushtojnë shumë, por misioni im është të jem në anën e të dobëtëve. Kur rishtas në Kosovë para nja dhjetë mijë shqiptarëve thashë: ‘Tash është koha t’i mbrojmë sërbët’, nisën menjëherë fishkëllimat. Unë ua ktheva: ‘Po më fishkëlloni, por unë prapë ju dua, sepse këtë po e bëni prej budallakisë’. Në atë moment nisën duartrokitjet, sepse ata e dinë kush jam, por i preka në nerva».

Të ngjajshme