займ на карту онлайн потребительский кредит

Gratë e Srebrenicës: Na mungojnë burrat dhe kafetë që i pinim bashkë

Korrik 11, 2019 - 7:52 pm

Sot para 22 vitesh janë  masakruar 8,000 burra dhe djemë boshnjakë myslimanë gjatë  gjenocidit 11 ditësh në  Srebrenicë , dhe trupat e tyre janë  hudhur në  varrezat masive. Edhe pse SHBA dhe Britania e Madhe dy javë  më  herët kishin njohuri se kjo masakër do të  ndodhë  ata nuk kanë  bërë  asnjë  reagim, transmeton KultPlus.

Rusia ende e refuzon ta quaj ketë  gjenocid.

Mirëpo, masakra e Srebrenicës tani më është e njohur në gjithë botën për të cilën u ngrit zëri në mënyra të ndryshme, e sidomos përmes artit që pati ndikim universal që jo vetëm masakra por edhe Bosnja e Hercegovina sot të njihen si vend.

Kur gratë  e këtyre burrave të  vrarë  janë  pyetur se çka u mungon më  së  shumti nga bashkëshortët e tyre, ato u përgjigjen se më  së  shumti u mungon kafja për ta pirë  së  bashku.

Në korrik të vitit 2017,  në  Chikago, 8,000 filxhana të  kafës janë  derdhur për të  nderuar jetën e 8,000 të  masakruarve.

Stafi i Cair-Chicago dhe praktikantët e tyre i janë  bashkanagjitur komunitetit të  Bosnjës duke marr pjesë  në instalacionin “Što Te Nema” (Pse nuk je),  për tu solidarizuar me ta dhe për ti nderuar ata që  e humbën jetën.

“Što Te Nema” është  instalacion i hapur i krijuar si përgjigje për mizorinë  më  të  keqe që ka ndodhur në  Evropë  pas Luftës së  Dytë  Botërore – vrasja sistematike e 8,372 burrave dhe djemve myslimanë në  zonën e mbrojtur nga OKB-ja, në  Srebrenicë  të  Bosnjës dhe Hercegovinës në  korrik të  vitit 1995.”

Artistja: Aida Šehović, PSE NUK JE / KultPlus.com

Të ngjajshme