Derisa raportonte për Samitin e Zagrebit, djali i Gjeraqina Tuhinës futet live në lajme (VIDEO)

5 Maj, 2020 - 10:40 pm

Gjeraqina Tuhina, përderisa ishte duke raportuar për Radio Televizionin e Kosovës, mbi Samitin e Zagrebit, papritmas është penguar nga djali i saj i vogël, shkruan KultPlus.

Pavarësisht kësaj, Gjeraqina Tuhina me profesionalizëm e ka vazhduar raportimin e sa live, përderisa në të njëjtën kohë mundohej të qetësonte djalin e saj të vogël, i cili dëshironte të inkuadrohej edhe ai.

Video të ngjashme kemi parë edhe nëpër medie të botës, ku konferenca live janë penguar nga familjarët.

Për më shumë mund ta përcillni videon./KultPlus.com

Të fundit

Të ngjajshme