Dëshmitë tronditëse, vajza nuk di sa bëjnë 5 x 10, mamaja: Një ngacmim i imi u bë shkak për mbylljen e tyre

4 Qershor, 2020 - 2:05 pm

 

Selma 13 vjeçe nuk është ulur kurrë në bankën e klasës së parë, për këtë fakt prindërit e saj të dyshuar për prirjet radikale akuzohen nga drejtësia se i kanë mohuar të drejtat përfshirë edhe mos shkollimin e 2 motrave të tjera.

Për shkak se porta nuk u hap pasi i zoti i shtëpisë u arrestua, gjatë intervistës ne nuk mund të shikonim veç syve të fëmijës.

Anila Hoxha: Sa kohë ke shkuar në shkollë?

Fëmija: Një vit

Anila Hoxha: Po më pas?

Fëmija: Nuk kam shkuar më?

Anila Hoxha: Pse nuk ke shkuar?

Një nga familjarët: Mos e lodh më me më shumë shpjegime, nuk dëshiroj.

Fëmija: Nuk dëshiroj

Anila Hoxha: Pse?

Fëmija: Nuk dëshiroj

Anila Hoxha: Selma sa kohë ke qenë?

Selma: Vetëm 3 vjet në kopësht.

Anila Hoxha: Mësove diçka nga shkolla dhe kopshti?

Selma: Jo asgjë fare.

Anila Hoxha: Të mungon? Do doje të kishe shoqe dhe shokë?

Selma: Jo jo fare, mami më ka mësuar.

Anila Hoxha: Më lexo pak këtë gjënë Selma

Selma: Udhëzona në rrugë të drejtë, në rrugën e atyre që u ke dhuruar mirësi e jo në të atyre që kanë shkaktuar zemërimin tënd as të atyre që janë të humbur.

Anila Hoxha: Selma, sa bëjnë 5 herë 10?

(Vajza nuk e di përgjigjen, nuk flet).

Anila Hoxha: Selma 5 herë 10-të sa bëjnë?

Tre vajzat e çiftit Kryemadhi e shikojnë botën përmes grilave të vendosura mbi portën kryesore të shtëpisë, ato nuk kanë qenë asnjëherë në shkollë, kanë mësuar të shkruajnë dhe të lexojnë nga prindërit të cilët hetohen dhe gjykohen për keq trajtim të të miturve.

Por e ëma e cila qëndron ndërkohë në shtëpi së bashku me fëmijët, menjëherë sapo bashkëshorti u arrestua, kudnërshton versionin e policisë dhe prokurorisë dhe thotë se ajo i ka mësuar të shkruajnë dhe i mban në shtëpi pasi do që të ruajë nderin e tyre integritetin e tyre dhe jetën e tyre.

Mamaja: Nuk është çështje feje, është çështje morali që duam të ruajmë moralin dhe nderin e familjes.

Anila Hoxha: A mund ta dëgjoj pak vajzën tënde?

Mamaja: Po këtu i ke.

Anila Hoxha: Dua të vijë të më lexojë pak, ku është goca?

Mamaja: Po merr bija ime dhe lexo Kur’an.

Anila: Po ku ta shikoj unë që po lexon ajo?

Mamaja: Unë këtë derë u thash edhe atyre, forcave kompetente kur ikën që mbaruan punë. U thash e bëtë kontrollin e bëtë atë që deshët me bërë, tani e mbrapa porta ime nuk hapet më.

Besa tregon se i gjithë ky vendim i çiftit Kryemadhi nisi pas një incidenti të ndodhur asaj në qendër të Kamzës gati dhjetë vite më parë.

Mamaja me lot në sy: Unë kam qenë shkaktare që i kam thënë burrit, unë nuk dal më vetëm nga kjo shtëpi sepse më rastisi që dola në Kamëz dhe dikush më ngacmoji dhe unë u ndejva shumë keq.

Prokuroria mendon se tre vajzat e mitura u ndaluan për të vajtur në shkollë dhe u mbajtën me dhunë nga prindërit, njëri prej tyre Roland Kryemadhi tashmë gjendet i arrestuar pasi kundërshtoji policinë dhe kanosi gjatë kohës që agjentët tentuan ta shoqrojnë forcërisht.

I njohur në lagje për prirjet radikale, 39-vjeçari ka deklaraur se do ti mësojë vajzat në rrugën e zotit dhe jo në shkollë.

Banorja: Nuk i çon, nuk ka besim.

Anila Hoxha: Sa kohë ka që nuk i çon?

Banorja: Vetëm të madhen ka çuar në klasë të parë. /Top Channel / KultPlus.com

Të ngjajshme