Dështimi i shembjes së një ndërtese në Dallas kthehet në atraksion për qytetarët

20 Shkurt, 2020 - 12:05 pm

Shembja e një ndërtese në Dallas të Teksasit nuk ka shkuar siç ishte planifikuar. Dështimi madje bëri që ndërtesa të kthehej në atraksion për qytetarët.

Objekti ishte mbushur me eksplozivë të dielën në mëngjes, por një pjesë e ndërtesës 11 katëshe nuk u shemb duke mbetur vetëm e lakuar.

“Ndërtesa ra në mënyrën si ishte supozuar. Ndodhi që të ndalej pikërisht aty”, ka thënë Josh Stevens, menaxher në një kompani për demolime.

Videoja e shembjes u bë virale dhe njerëzit nisën ta quanin “Ndërtesa e shtrirë e Dallasit”, shkruan “NYTimes”, transmeton Koha.net.

Pjesa e mbetur e objektit është kthyer në atraksion të vendit duke nxitur turistët të shkrepin fotografi sikurse të objektit të famshëm të Pisas në Itali.

Tashmë ka shumë banorë në Dallas që duan që ndërtesa të mbetet e tillë. Madje aty ka nisur një peticion online për të ruajtur objektin si të tillë dhe për ta futur në UNESCO. / KultPlus.com

Të ngjajshme