Dështon për herë të gjashtë votimi i Projektligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike

8 Tetor, 2020 - 1:18 pm

Ka dështuar të votohet për të gjashtën herë radhazi Projektligji për Rimëkëmbjen Ekonomike.

Pro këtij projektligji kanë qenë vetëm 58 deputetë.

Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe Partisë Demokratike të Kosovës nuk morën pjesë në votim.

“Janë vetëm 58 vota, rrjedhimisht nuk ka vendimmarrje për këtë projektligj”, ka thënë nënkryetarja e Kuvendit, Arbërie Nagavci.

Nuk ka kaluar as propozim-rezoluta e LVV-së e iniciuar nga raportimi i kryeministrit Avdullah Hoti në lidhje me dialogun me Serbinë./ Koha.net/ KultPlus.com

Të ngjajshme