Dhjetë imazhet shqiptare në botë për vitin 2019, përzgjedhur nga ”Imazh dhe Media”

24 Nëntor, 2019 - 3:58 pm

“Imazhi Shqiptar dhe Identiteti kombëtar në Diplomacinë Transkulturore”, kjo ka qenë tematika e Konferencës së 17 Ndërkombëtare, që shoqërohet edhe me 10 çmime të përvitshme, dhënë personaliteteve shqiptare më të spikatura të vitit.

Organizuar nga Forumi Imazh & Media që ka për qëllim integrimin e vendit në strukturat euroatlantike, rajonale si dhe në Bashkimin Evropian nëpërmjet vlerave unikale të identitetit kombëtar në të gjitha trevat mbarëshqiptare e diasporë.

Imazhi i Politikanit të ri vizionar iu dha Prof.Dr.Agim për kontributin ne stabilitetin në Ballkanin Perëndimor.

Imazhi Shqiptar i Luftëtarit të Lirisë iu dha pas vdekjes Kolonel Tahir Zemaj si dhe Major Rambajës si komandantë të brigadave 134 e 131 gjatë luftës së Kosovës. Ku për herë të parë u shfaq edhe himni i UÇK.

Imazhi Shqiptar i Mikpritjes iu dha pas vdekjes Kristo Kristidhi per strehimin e hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Imazhi Shqiptar në studimet e huaja historike, studiuesve Frida Vokopola dhe Albert Gjoka për përkthimet e albanologëve austriakë dhe gjermane.

Imazhi Shqiptar në Diplomacinë Preventive Prof.Doc.Deputet Rubin Zemon për kontributin në mbarë etnitë ballkanike.

Imazhi Shqiptar në Studimet Historike iu dha Prof.Dr. Jahja Dancolli për kontributin e dhënë në hulumtimin e studimeve historike në rrafshin diakronik.

Imazhi Shqiptar në Miqësinë Shqiptaro-Zviceriane Felix Baumgartner për integrimin e shqiptarëve në Zvicër.

Imazhi Shqiptar në Art Kërcimin e Tropojës iu dha Profesor koreografit Skënder Haklajt

Imazhi Shqiptar në Botimet Ndërkombëtare, Shtëpia Botuese “Fast Print” me drejtuese Semi Haxhiun.

Imazhi Shqiptar i mirëqeverisjes, ish-ministrit e deputetit të Malit të Zi, Gëzim Hajdinagës.

Imazhi Shqiptar në Sport, Ekipit Kombëtar te Republikës së Kosovës si ambasadorët më të mirë të imazhit të Kosovës.

Dhe Imazhi Shqiptar i Artisti te Ri aktorit Blerim Hasani per promovimin e Imazhit Shqiptar në Luginën e Preshevës. /rtsh/ KultPlus.com

Të ngjajshme